Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Microsoft më në fund ridizajnon ikonat

Microsofti më në fund do të rifreskojë disa ikona në Windows të cilët datojnë që prej Windows 95. Gjiganti i softuerit gradualisht ka nisur një rimodelim të ikonave në Windows 10 si pjesë e një përditësimi madhor që do të vijë këtë vit.

Në mars kemi parë disa ikona të reja sistemi të File Explorer, folderave, Recycle Bin e shumë të tjera. Tashmë Microsoft po rifreskon ikonat e Windows 95 që kanë mbërritur deri në Windows 10.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hibernation Mode, ikonat e rrjetit, memories, floppy disqeve, e shumë të tjera kanë mbërritur në Windows 10. E gjithë kjo punë vjen në kuadër të përditësimit Sun Valley në Windows 10 që duhet të mbërrijë në tetor të vitit 2021.

Vetë Microsoft ende nuk ka folur për detajet e Sun Valley. Më shumë rreth këtij përditësimi do të merret vesh në konferencën Microsoft Build në këtë fund të muajit.