Tech

Twitteri u kërkon përdoruesve të mendojnë dy herë para se të përgjigjen në postime

Twitter tani do t’i nxisë përdoruesit t’i rishikojnë përgjigjet “potencialisht të dëmshme ose fyese”.

Platforma e mediave sociale e cila shpesh është përballur me kritika për sjelljen abuzive të përdoruesve të saj e kishte testuar këtë funksion vitin e kaluar.

Twitter ka thënë se testet treguan se mund të ulen përgjigjet fyese.

Të mërkurën kompania tha se do të lëshonte kërkesat në llogari në gjuhen angleze duke përdorur Twitterin në Apple dhe Android.

Në një postim në blog Twitter ka thënë se kanë gjetur pothuajse 34 për qind të përdoruesve që kanë hequr përgjigjet e tyre para se t’i dërgojnë si komente.