Tech

Jeff Bezos planifikon të dërgojë njerëz në hapësirë muajin e ardhshëm

Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, shumë shpejtë pritet të dërgojë njerëz në hapësirë.

Kompania e tij “Blue Origin” ka bërë të ditur se më 20 qershor, do të nisë për në hapësirë ekuipazhin në bordin e raketës së saj Neë Shepard.

Në mesin e astronautëve do të ketë edhe personel të kompanisë mirëpo një vend do të jetë në ankand online.

Fluturimet e Neë Shepard janë nën-orbitale. Ato janë të dizajnuara për të marrë udhëtarët në një udhëtim drejt e lart-poshtë që shkon për pak kohë mbi 100 km.

Kjo është e ashtuquajtura Linja Kármán, e cila është caktuar me marrëveshje të gjerë ndërkombëtare si pikënisja e hapësirës.

“Vetëm 569 njerëz kanë qenë mbi Linjën Kármán. Ne jemi gati ta ndryshojmë atë dhe në mënyrë dramatike”, tha Ariane Cornell, drejtorja e shitjeve në Blue Origin duke mos bërë të ditur nëse edhe Bezos mund të ishte në fluturimin e 20 korrikut.

Njoftimi i Blue Origin përkon me 60 vjetorin e fluturimit të parë hapësinor të bërë nga astronauti amerikan, Alan Shepard, për nder të të cilit është emëruar automjeti i ri turistik.

Alan Shepard kreu një fluturim 15-minutësh nën orbital në kapsulën e tij Project Mercury Freedom-7 më 5 maj, 1961.