Tech

Rrëfimi për rusin që krijoi etherumin dhe pasuri miliardëshe

Kriptovalutat po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara në botë dhe krijuesit e tyre po fitojnë shuma të mëdha parash.

Njëri prej tyre është Vitalik Buterin, një miliarder 27-vjeçar, i cili krijoi një prej kriptomonedhave më të famshme në botë - ethereum.

Buterin është rus, por me qëndrim në Kanada, ku u vendos me familje kur ishte gjashtë vjeç.

Ai trashëgoi dashurinë për informacionin dhe teknologjitë digjitale nga babai, një inxhinier kompjuterik, kështu që në vitin 2013, kur ishte 19 vjeç, krijoi kriptomonedhën ethereum dhe e prezantoi dy vjet më vonë.

Tash ai ka rreth 333.500 ethera në portofolin e tij. Nëse kjo shumëzohet me vlerën aktuale të një etheri në treg – 3.500 dollarë, atëherë pasuria e tij është 1.1 miliardë dollarë.

Sidoqoftë, aktiviteti i Buterinit nuk ndalet këtu. Ai në vitin 2012, së bashku me Mihai Alicia, themeloi revistën Bitcoin, që shumë shpejt u rrit në portalin e parë serioz për kriptomonedhat. Në të, Buterini publikonte rregullisht informacione të ndryshme.

Një fakt interesant rreth Buterinit është se ai nuk është shumë aktiv në mediat sociale, gjë që në të vërtetë është befasuese për një person që ka 1.4 milionë ndjekës në Tëitter.

Vlera e etherit është katërfishuar më 2021.

Ethereumi është aktualisht kriptomonedha e dytë më e madhe digjitale.

Sipas CoinMarketCap, vlera totale e ethereumit tani është rreth 403 miliardë dollarë. Çmimi i një etheri të martën ishte 3.482 dollarë.

Etheri dhe bitcoini, kriptovaluta kryesore, përbëjnë gati dy të tretat e të gjithë tregut global të kriptove me vlerë 2.3 trilionë dollarë.

Bitcoini po ashtu është rritur në nivele rekorde. Më 2013, kur ishte plasuar, ishte përshkruar si një "monedhë qesharake". Sot vlera e bitcoinit është 54.912 dollarë.

Dallimi më i madh midis bitcoinit dhe ethereumit është se e para ka një prodhim maksimal të përcaktuar prej 21 milionë njësish, duke siguruar që inflacioni nuk mund të shkaktojë rënien e vlerës së kriptomonedhës. Ethereum, në anën tjetër, nuk ka një maksimum të përcaktuar, por ka një kufi fiks të prodhimit vjetor. Prodhimi aktual është rreth 15 milionë ethera në vit ose pesë ethera për sekondë. \ klix