Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

“Google” nga e mërkura heq pezullimin e reklamave politike

Kompania “Google” njoftoi të hënën se do të lejojë sërish reklamat politike, të pezulluara muajin e kaluar, pas trazirave të 6 janarit në Capitol dhe para se Joe Biden të bënte betimin si president i SHBA-së.

“Nga e mërkura, ne do të heqim rregullin tonë mbi ngjarjet e ndjeshme në mënyrë që të lejojmë edhe një herë reklamuesit të transmetojnë reklama politike”, tha një zëdhënës i gjigantit të teknologjisë. “Ne do të vazhdojmë të zbatojmë në mënyrë të rreptë rregulloret tona të reklamimit, që ndalojnë zyrtarisht shpërndarjen e informacionit qartësisht të rremë, që mund të dëmtojë besimin në zgjedhje ose procesin demokratik”, vazhdoi ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kufizimet e vendosura nga “Google” parandaluan publikimin e reklamave nga figura të të gjiha niveleve politike.

“Google” reagoi një javë pas pushtimit të dhunshëm të Kongresit nga mbështetësit e Donald Trumpit gjatë certifikimit të rezultateve presidenciale, duke e motivuar vendimin e saj nga një dëshirë për të shmangur rrezikun e dhunës përpara marrjes zyrtare të detyrës nga Bideni. \ atsh