Tech

Një tjetër valutë digjitale ia sheh hairin postimit të Muskut

Foto: Reuters

Kriptovaluta “Dogecoin” ka një fans të rëndësishëm – Elon Musk, i cili ka më së shumti para në planet.

Me 45 milionë ndjekës në Twitter, Musk ia ka bërë një favor të madh kësaj valute digjitale.

Një seri e postimeve gjatë natës ka bërë që “Doge” të rritet për 50 për qind në vlerë të enjten.

Në postimin e parë ai shkroi shkurt “Doge”. Ky postim u ndoq me disa të tjerë që e çuan vlerën e valutës në pesë centë, nga tre sa ishte para postimeve të tij.

Kjo s’është hera e parë që llogaria e tij ka ngritur vlerën e “Dogecoinit”. Në një postim në dhjetor ai kishte shkruar vetëm “Doge” dhe ngriti vlerën e valutës për 20 për qind.

Pak ditë më parë, një postim i Muskut ia shtoi vlerën edhe kriptovalutës më të madhe, Bitcoin.