Tech

Bllokohet infrastruktura e “Emotet”, një prej viruseve më të mëdha kompjuterike

Bllokohet infrastruktura e “Emotet”, një prej viruseve më të mëdha kompjuterike
 

Berlin, 27 janar (Reuters) – Një ekip hetuesish nga e gjithë bota kanë bllokuar infrastrukturën e “Emotet”, që konsiderohet si një prej viruseve më të rrezikshme në botë që është e aftë të vjedhë fjalëkalime dhe nga distanca të instalojë softuerë të dëmshëm.

Policia gjermane ka konfirmuar të mërkurën se në një operacion ndërkombëtar ka bllokuar “Emotet”, që besohet se është përdorur në një seri të sulmeve të organizuara, përfshirë tentimet për t’u infiltruar në një prej kompanive më të mëdha të naftës “Aramco” dhe të manipulojë fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2020. Vetëm në Gjermani, ky virus është përdorur ndaj individëve dhe institucioneve, duke shkaktuar dëme deri në 14 milionë euro.