Tech

Twitteri bllokon llogarinë e dyshimtë të Iranit pas postimit kërcënues ndaj Trumpit

Twitteri bllokon llogarinë e dyshimtë të Iranit pas postimit kërcënues ndaj Trumpit
Foto: Ilustrim
 

Twitteri ka bllokuar përkohësisht një llogari që besohet të ketë qenë e lidhur me zyrën e liderit suprem të Iranit, pasi nga ajo ishte bërë një postim kërcënues ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Fotomontazhi i postuar, shpërfaqte pamjen e Trumpit duke luajtur golf nën hijen e një aeroplani luftarak apo droni të madh. Poshtë fotografisë shkruhej: “Hakmarrja është definitive”.