Tech

Samsungut i rriten fitimet për 26 për qind

Samsungut i rriten fitimet për 26 për qind
Foto: Reuters
 

Samsungu ka bërë me dije se fitimet e saj janë rritur për rreth 26 për qind në tremujorin e fundit. Ndër arsyet kryesore të kësaj rritjeje thuhet se është shitja e madhe gjatë pandemisë së koronavirusit. Mirëpo, kompania thotë se po përballet me një konkurrencë të fortë në tregun e telefonave të mençur.

Konglomerati i Koresë Jugore ka deklaruar se të premten pret të publikojë fitimin operativ prej rreth 9 trilionë të fituar në tremujorin tetor-dhjetor, një rritje e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.