Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Japonia lëshon satelitë për komunikim me shpejtësi të lartë

Me anë të raketës H2A Japonisë ka lëshuar në hapësirë dy satelitë të veçantë komunikimi që do të mundësojnë komunikimin me shpejtësi të lartë.

Raketa H2A që mbart satelitët e zhvilluar nga industria e rëndë e ”Mitsubishit” dhe Agjencia Japoneze Hapësinore (JAXA), u lëshua nga Qendra Hapësinore Tanegashima në jugperëndim të vendit, Kagoshima.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Satelitët që braktisën mbartësin e tyre në një lartësi prej 300 kilometrash pas 30 minutave, me 9 herë më shumë kapacitet kohëzgjatje se modeli i mëparshëm, do të shërbejë për informacione dhe foto me shpejtësi të lartë.

“Ne do të përdorim satelitët me kapacitet të plotë për të forcuar sigurinë tonë kombëtare dhe menaxhimin e krizave”, tha kryeministri japonez, Yoshihide Suga.

Ndërkohë JAXA njoftoi se satelitët do të kenë kapacitet komunikimi më fleksibël dhe më të gjatë.