Tech

Rusia hap rast kundër Google

Rusia hap rast kundër Google
Foto: Ilustrim
 

Rusia ka hapur rast kundër gjigantit të teknologjisë Google për dështimin në fshirjen e përmbajtjeve të ndaluara nga shiriti i kërkimit, ka thënë të hënën shërbimi federal Roskomnadzor.

Ai tha se Google nuk ka fshirë 30 për qind të asaj që quhet “përmbajtje e rrezikshme”, disa pre të cilave ishin ekstremiste, pornografike dhe me natyrë vetëvrasjeje. Ka hapur “procedura administrative” që mund të dërgojnë në rast në gjykatë për gjobë deri në 65,670 dollarë.