Tech

Nga Lufta e Ftohtë, në Luftën Gri; konflikti në internet intensifikohet

Nga Lufta e Ftohtë, në Luftën Gri; konflikti në internet intensifikohet

Një ish-këshilltar i lartë i sigurisë për kryeministrin britanik Boris Johnson ka zbuluar se Britania ka zhvilluar rishtazi një seri sulmesh të fshehta kibernetike ndaj udhëheqësve rusë dhe interesave të tyre për "të shkaktuar pasoja më të mëdha se ç'mund ta kishin pritur" pas ofensivës së tyre kibernetike ndaj Perëndimit.

Fuqi të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po veprojnë në të njëjtën mënyrë, thonë zyrtarë të shërbimeve perëndimore të zbulimit për atë që po shndërrohet në një konflikt kibernetik me Kremlinin në të ashtuquajturën "hapësirën gri", në vakumin mes marrëdhënieve normale shtetërore dhe konfliktit të armatosur.