Robotët do të shkatërrojnë më shumë se 85 milionë vende pune në bizneset e mesme dhe ato të mëdha. Dhe krejt kjo gjë do të ndodhë jo shumë kohë më vonë, por vetëm brenda pesë vjetëve të ardhshëm, pasi që pandemia e sëmundjes COVID-19 ka ndikuar në përshpejtimin e ndryshimeve në vendet ekzistuese të punës, duke i hapur rrugë kësisoj edhe thellimit të pabarazisë, shkruan Reuters.
Një parashikim të tillë e ka bërë këtë javë Forumi Ekonomik Botëror (WEF) me anë të një studimi të fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudimet e kryera në afro treqind kompani globale kanë treguar se katër nga çdo pesë shefat ekzekutivë të bizneseve janë aktualisht duke u dhënë hov të ri planeve për digjitalizimin e punës dhe vendosjen e teknologjive të reja. Por me këtë rast, ata janë duke i zhbërë edhe përfitimet e gjeneruara për vendet e punës që nga kriza financiare e viteve 2007 dhe 2008.
Mbërritja e përshpejtuar e së ardhmes
Studimi i WEF-së ka treguar gjithashtu se “revolucioni robotik” do të krijonte 97 milionë vende pune në të gjithë botën. Ama puna është se edhe do të rrezikonte pothuajse po kaq sosh, duke i lënë disa komunitete në rrezik.
Vendet rutinore apo manuale të punës përbrenda administratave apo në procesimin e të dhënave konsiderohen si më të rrezikuarat nga kërcënimi i automatizimit, ka bërë të ditur WEF-ja. Mirëpo ka potencuar se vende të reja të punës do të gjenerohen në sektorin e përkujdesjes, të të dhënave të mëdha dhe në ekonominë e gjelbër.
“Pandemia e COVID-19 e ka përshpejtuar në mënyrë enorme mbërritjen e së ardhmes në vendet e punës”, ka thënë drejtoresha menaxhuese e WEF-së, Saadia Zahidi.
Për sa u përket punëtorëve që janë të vendosur për t’i ruajtur vendet e tyre të punës brenda pesë vjetëve të ardhshëm, pothuajse gjysma e tyre do të duhet që të mësojnë shkathtësi të reja teksa, qysh deri në vitin 2025, punëdhënësit do të nisin që t’i