Tech

Qeveria e SHBA-së ngre padi kundër Google

Qeveria e SHBA-së ngre padi kundër Google

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së pritet të paraqesë të martën një padi kundër kompanisë Google nën dyshimet për shkelje të ligjit duke përdorur fuqinë e saj në treg për të shmangur rivalët. Lajmi u bë i ditur nga një burim në dijeni të çështjes, përcjell Voa të martën.

Në aktpadi do të ngrihen pretendimet se Google ka shkelur ligjin në mënyrën se si i trajton rivalët në biznesin e saj të kërkimit dhe reklamimit, duke synuar të krijojë një situatë të pafavorshme për ta, me qëllimin për ruajtur dominimin e mekanizmit të tij të kërkimit dhe duke e përdorur atë për të shitur më shumë reklama.