Tech

Pandemia shtoi konsumin e videove streaming

Pandemia shtoi konsumin e videove streaming

Konsumi i transmetimit të videove është rritur me 16% globalisht gjatë vitit të kaluar. I nxitur nga pandemia dhe nga qëndrimi më i gjatë në shtëpi, ajo ka arritur një mesatare globale prej gati tetë orësh, sipas ‘State of Online Video 2020’, një studim për të kuptuar perceptimet dhe sjelljet e konsumatorëve në lidhje me videot në internet.

Sipas studimit, pothuajse gjysma e njerëzve në të gjithë botën (47%) janë pajtuar në një shërbim të ri transmetimi video në gjashtë muajt e fundit, kryesisht për shkak se ata kaluan më shumë kohë në shtëpi për shkak të Covid-19.