Pakistani ka bllokuar aplikacionin kinez TikTok, për arsye të, siç thanë ata, dështimit në bashkëpunimin për të zhvilluar një mekanizëm efektiv për të kontrolluar përmbajtjet e paligjshme.
Në një deklaratë të premten, Autoriteti i Telekomunikacionit të Pakistanit tha se e ka marrë këtë vendim pas ankesave kundër përmbajtjeve “të pamoralshme dhe të turpshme” në platformën e videove.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTikTok ishte paralajmëruar më parë që të filtroj përmbajtje të tillë, por dështoi të respektojë udhëzimet, thanë nga autoriteti.
ATP shton se do të rishikoj ndalimin e tij, në rast se aplikacioni zbaton ndonjë mekanizëm që do të pastronte përmbajtjen e paligjshme.
Ndërsa, TikTok-u tha se është i vendosur të respektonte ligjin në tregjet ku ofrohet aplikacioni për shpërndarjen e videove, raporton AP.
TikTok, në pronësi të ByteDance me qendër në Kinë, është aplikacioni i tretë më i shkarkuar në botë gjatë vitit të fundit, pas WhatsApp-it dhe Facebook-ut, teksa në Pakistan është shkarkuar afër 39 milionë herë.
Aplikacioni është ndaluar edhe nga India dhe SHBA-ja për shkelje të udhëzimeve.