Tech

Mitra, roboti që ndihmon pacientët me COVID në Indi të flasin me të dashurit e tyre

Një spital në Indi ka angazhuar një robot për të patrulluar nëpër reparte, dhe të lidhë pacientët me koronavirus me shokët dhe familjarët, shkruan agjencia Reuters.

Mitra, që nga gjuha hinduse nënkupton “shok”, është i njohur për bashkëveprimin me kryeministrin Narendra Modi, gjatë një ngjarje në vitin 2017.

Sytë roboti i ka me teknologji të njohjes së fytyrës që do të ndihmojë të njohë njerëzit me të cilët ka bashkëvepruar më herët. Një tablet është i vendosur në gjoksin e Mitras për të lejuar pacientët që të shohin të dashurit e tyre, si dhe stafin mjekësor që nuk janë në gjendje të kenë çasje në reparte.

“Duhet shumë kohë për t’u rikuperuar, dhe gjatë kësaj kohe, kur pacientët kanë më së tepërmi nevojë për familjet e tyre, ata nuk janë në gjendje t’i vizitojnë”, ka thënë Arun Lakhanpal, mjek në spitalin “Yatharth Super Speciality Hospital” në kryeqendrën Ne] Delhi.

Mitra kryesisht përdoret nga pacientët që nuk janë në gjendje të komunikojnë me celularë.
“Ne kryesisht diskutojmë për shëndetin tim”, ka thënë Makhanlal Qazi, një pacient me koronavirus. “Erdha këtu të premten dhe po ndjehem më mirë”.

Roboti i kushton spitalit 13.600 dollarë.