Tech

Hetimet e FBI-së, Facebook fshin llogari të rreme në Rusi, Pakistan dhe SHBA

Hetimet e FBI-së, Facebook fshin llogari të rreme në Rusi, Pakistan dhe SHBA
 

Kompania Facebook tha se ka fshirë tre rrjete të llogarive të rreme në Rusi, Pakistan dhe Shtetet e Bashkuara. Gjiganti amerikan i mediave sociale tha më 1 shtator se ka fshirë “një rrjet të vogël” në Rusi i përbërë nga 13 llogari në Facebook, të personave që kanë qenë më parë të lidhur me Agjencinë e Kërkimit në Internetit (IRA).

Këshilltari i Posaçëm i SHBA-së, Robert Mueller, pas një hetimi rreth dy vjeçar, tha se IRA u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016 përmes përdorimit të llogarive të rreme të mediave sociale. Facebook tha se filloi hetimin e tij ndaj rrjetit rus, pas një informacioni për aktivitetin e anëtarëve të tij nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI), transmeton BW.