Tech

Samsungu muajin e ardhshëm nxjerr në shitje telefonin e ri Galaxy Z i cili paloset

Samsungu nuk ka shumë konkurrencë kur vjen puna te telefonat që palosen dhe modeli i tretë që kjo kompani ka prodhuar quhet Galaxy Z Fold 2, i cili do të dalë në shitje muajin që vjen. Gjersa telefonat e tillë që Samsung ka prodhuar tashmë janë të mirë, telefoni i ri që paloset mund të jetë ai të cilin përdoruesit e kanë pritur më së shumti.

Një raport nga SamMobile sugjeron që Samsung po punon në një telefon të mençur, i cili paloset dhe ka çmim mjaft të lirë, duke futur në treg një telefon më të lirë, ngase tjerët që janë të ngjashëm kanë çmime katër shifrore, shkruan Tech Radar të dielën.

Ky telefon i cili është në zhvillim e sipër e ka numrin e modelit SM-F415, dhe do të jetë pjesë e një serie prodhimesh, mirëpo specifikat tjera ende nuk janë bërë të njohura nga kjo kompani, transmeton KOHA.

Sidoqoftë dihet se do të ketë konfigurime të memories prej 64GBdhe 128GB, si dhe do të vjen me ngjyrat zi, gjelbër dhe kaltër.