Tech

QAnon: Çfarë është dhe prej nga erdhi?

Është një lëvizje e skajshme, por që ka rrokur shtrirje të jashtëzakonshme në audiencën online, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Kështu, çfarë është QAnon dhe kush beson në të?

Çfarë është?

Në zemër të saj, QAnon është një teori konspirative e gjerë dhe e pabazuar që thotë se Donald Trump po zhvillon një luftë sekrete kundër adhuruesve elitë të Satanit në qeveri, biznes dhe media. Besimtarët e QAnon-it kanë spekuluar se kjo luftë do të dërgojë te një ditë e llogaridhënies, ku njerëz të spikatur si Hillary Clinton do të arrestohen e më pas të ekzekutohen. Ky është thelbi, por aty janë edhe shumë debate të brendshme, alternative e dytësore, saqë lista e plotë e pretendimeve të QAnonit është e jashtëzakonshme dhe shpesh kontradiktore. Përkrahësit tërheqin vëmendjen me lajme, fakte historike dhe numerologji, në mënyrë që t’i zhvillojnë konkluzionet e tyre të sforcuara.

Kur filloi e gjitha?

Në tetor të vitit 2017, një përdorues anonim vendosi një seri të postimeve në bordin e mesazheve 4chan. Përdoruesi u paraqit si “Q” dhe pretendoi që posedon një nivel të aprovimit të sigurisë amerikane të njohur si “Q clearance”. Këto mesazhe u bënë të njohura si “Q drops” ose “thërrime buke”, shpesh të shkruara në gjuhë të fshehtë, të ngjyrosur me slogane, pengje dhe tema pro-Trump. Në të vërtetë, me mijëra e besojnë. Sasia e trafikut për të integruar rrjete sociale si Facebook, Twitter, Reddit dhe Youtube ka eksploduar që nga viti 2017 dhe indikacionet janë që numrat kanë shkuar më tej gjatë pandemisë së koronavirusit. Duke gjykuar nga rrjetet sociale, janë qindra-mijëra njerëz që besojnë së paku në disa prej teorive të çuditshme të ofruara nga QAnon.