Tech

“Hakerët kinezë kanë në shënjestër vaksinën amerikane për COVID-19”

“Hakerët kinezë kanë në shënjestër vaksinën amerikane për COVID-19”

Një zyrtar amerikan i sigurisë tha se disa hakera të lidhur me qeverinë kineze, vunë në shënjestër më herët këtë vit kompaninë bioteknike Moderna Inc, që merret me kërkime për vaksinën e koronavirusit, në përpjekje për të vjedhur të dhënat.

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi ngritjen e akuzave për spiunazh ndaj dy shtetasve kinezë, duke përmendur se në shënjestër të tyre ishin tre objektiva të panjohura në SHBA që merreshin me kërkime mjekësore për të luftuar pandeminë COVID-19.