Tech

Një nga bizneset më të vjetra të internetit shitet për 9 miliardë dollarë

Një nga bizneset më të vjetra të internetit shitet për 9 miliardë dollarë

Kompania norvegjeze Adevinta bleu biznesin e reklamave të klasifikuar të EBAY për 9.2 miliardë dollarë në mënyrë që të krijojë kompaninë e klasifikuar online më të madhe në botë. Reklamimi i klasifikuar është një formë publiciteti i cili përdoret në gazeta dhe faqet online. Në krahasim me ekranet gjigandë të reklamimit , ai është shumë herë më i lirë.

Në epokën e Google dhe Facebook, reklamat e klasifikuara nuk janë saktësisht një biznes gjigand, por ato përbëjnë rreth 3% të tregut të reklamave në internet prej 125 miliardë dollarësh, në baze të statistikave në vitin 2019.