Kompania norvegjeze Adevinta bleu biznesin e reklamave të klasifikuar të EBAY për 9.2 miliardë dollarë në mënyrë që të krijojë kompaninë e klasifikuar online më të madhe në botë. Reklamimi i klasifikuar është një formë publiciteti i cili përdoret në gazeta dhe faqet online. Në krahasim me ekranet gjigandë të reklamimit , ai është shumë herë më i lirë.
Në epokën e Google dhe Facebook, reklamat e klasifikuara nuk janë saktësisht një biznes gjigand, por ato përbëjnë rreth 3% të tregut të reklamave në internet prej 125 miliardë dollarësh, në baze të statistikave në vitin 2019.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrupi eBay i klasifikuar filloi para 25 vitesh dhe eBay u soll në treg si një faqe ankandi. EBay bleu qindra biznese të klasifikuara të tjerë në të gjithë botën në vitin 2008 për të formuar eBay Classifieds Group. Biznesi i reklamave të eBay zë 10% të kompanisë.
Tani kjo përqindje e tregut do të jetë nën menaxhimin e kompanisë norvegjeze Adevinta. (CNN)