Tech

Virusi që sulmon Mac-un vjedhë informatat e kartelave dhe fjalëkalimet

Descriptive Text

Për sa kanë ekzistuar kompjuterët, ashtu edhe ka pasur njerëz që kanë krijuar softuer të vogël, të dizajnuar për të vjedhur informata nga kompjuterë tjerë.

Ndonjëherë kjo përfshinë vjedhjen e parave, e ndonjëherë vetëm për të mbledhur informata. E ndonjëherë që të dyja.

Ekziston një industri e tërë për të parandaluar që këto pjesë të infektojnë kompjuterin tuaj. Për këtë arsye kemi softuerë anti-virus, VPN-jat dhe firewall-at.

Natyrisht, nëse përdorni Mac, keni shpërfillur tërë këtë, sepse në përgjithësi, shumica e viruseve janë bërë për kompjuterë Windows, shkruan revista INC.

Mirëpo kohëve të fundit është zbuluar një virus i cili po sulmon edhe Mac-un, i njohur si ThiefQuest, transmeton KOHA.

Këta virusa e enkriptojnë tërë sistemin e një kompjuteri, dhe pastaj kërkohet shpërblim për kodin e dekriptimit të informatave. Kryesisht shënjestra janë qeveritë lokale, spitalet apo korporatat e mëdha me rrjet të madh të kompjuterëve. Kur virusi e infekton rrjetin, i tërë sistemi është nën kod dhe nuk mund të zhbllokohet, deri sa nuk paguani.

Andaj, nuk e dëshironi këtë gjë edhe në Mac-un tuaj.

Edhe më keq, ky virus në fjalë në fakt është kombinim edhe i virusit i cili kaplon tërë sistemin, por edhe e përcjellë tastierën tuaj, andaj mund t’i lexojë shifrat e regjistrimit apo detajet e ndryshme të kartelave tuaja, fjalëkalimet dhe shifrat.

Lajmi i mirë është se, nëse e përdorni Mac-un tuaj duke blerë programe nga burime të sigurta si Mac App Store, do të jeni në rregull. Pra, për të qenë të sigurt, duhet të paguani për softuerin tuaj, ose, të rrezikoni.