Tech

Dervari, fitues i turneut “Red Bull Solo Q”

Dervari, fitues i turneut “Red Bull Solo Q”

Ersin Dervari është shpallur fitues i turneut të lojërave elektronike “Red Bull Solo Q” që zgjati për pesë javë dhe përbëhej prej katër fazave kualifikuese. Në këtë turne, morën pjesë mbi 250 lojtarë kurse fitues në Finalen Kombëtare doli Ersin “Desserte”Dervari.

Ai mposhti të gjithë kundërshtarët e tij për t’u bërë lojtari më i mirë në Kosovë në lojën “League of Legends” dhe kampion i dyfishtë i turneut ndërkombëtar “Red Bull Solo Q”. Dervari apo siç njihet me nofkën “Desserte”, do ta përfaqësojë Kosovën në Finalet Regjionale që mbahen në Danimarkë dhe në rast të rezultatit të mirë, atëherë ai do të vazhdojë drejt Finales Botërore në Gjermani. Turneu “Red Bull Solo Q” edhe pak më ndryshe se duelet tipike të “League of Legends”, duke i vendosur një lojtar kundër tjetrit në duele “1v1”.