Tech

Shqiptarët gjetën ‘shpëtim’ nga izolimi tek interneti. Rritje 47% e përdorimit

Shqiptarët gjetën ‘shpëtim’ nga izolimi tek interneti. Rritje 47% e përdorimit

Mungesa e daljes lirshëm që nisi 10-ditshin e dytë të marsit për shkak të pandemisë së COVID-19 ka bërë që shumica e shqiptarëve të kërkojnë variante alternative për të kaluar kohën dhe zgjidhja pjesërisht ka qenë interneti. Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se për janar-mars pati një ulje të komunikimit me telefonata dhe mesazhe dhe një kërcim me 47.3 për qind të internetit.

“Sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2020 ishte rreth 20 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 3.87 GB Internet në muaj në T1 2020, që përbën një rritje me 12.4% në krahasim me T4 2019 dhe një rritje me 47.3% krahasuar me T1 2019. Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2020 ishte: 171 minuta dalëse, 27 SMS dhe 3.87 GB Internet. Krahasuar me T4 2019, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 5.4%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 17.3% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me 12.4%” thuhet në publikimin e AKEP.