Tech

Aplikacioni për skenim të radiovalëve të policisë në krye të App Store

Aplikacioni për skenim të radiovalëve të policisë në krye të App Store

Protestuesit në SHBA e kanë bërë skenerin e policisë aplikacionin më të blerë në këtë shtet. Të hënën, aplikacioni për telefon "5-0 Radio Police Scanner", i cili kushton 5 dollarë u bë aplikacioni numër një në App Store, duke e tejkaluar TikTok, shkruan Mashable.

Këto aplikacione të skenimit bëjnë të mundshme dëgjimin e radio valëve të policisë. Analizuesit e aplikacioneve si Apptopia gjetën se aplikacionet për skanim të valëve të policisë u shkarkuan për 213,000 herë gjatë fundjavës. Kjo është një rritje për 125 për qind që nga java e kaluar.