Tech

Zuckerberg mbron veprimet e marra ndaj keqinformimeve për virusin

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka deklaruar për BBC-në se do të heq çdo përmbajtje që do të shkaktojë “dëm të menjëhershëm” ndaj përdoruesve.

“Edhe nëse ndonjë prej tyre nuk do të qojë te dëmi i menjëhershëm fizik, nuk duam që keqinformimet të jenë përmbajtja që po bëhet virale”, ka thënë Zuckerberg.

Është hequr edhe deklarimi i presidentit të Brazilit, Jair Balsonar, se shkencëtarët kanë dëshmuar se ka një ilaç për koronvirusin.

Kjo sipas tij është hequr pasi thotë se nuk ishte e sigurt.

Ai po ashtu ka thënë se Facebook ka larguar përmbajtjet nga grupet që thonë se rrjetet digjitale 5G janë shkaku i përhapjes së virusit dhe në disa raste edhe kanë inkurajuar të dëmtojnë antenat.

Facebooku së fundi ka larguar përmbajtjet e teoricienit të konspiracioneve David Icke, për shkelje të vazhdueshme të rregulloreve në postim keqinformues.

Icke ka thënë se rrjeti telefonik 5G ka lidhje me përhapjen e virusit dhe në një video tjetër ka thënë se një grup i hebrenjve është prapa virusit.