Tech

EasyJet goditet nga një sulm kibernetik, hakerët sigurojnë çasje në të dhënat e nëntë milionë konsumatorëve

Descriptive Text

Kompania ajrore britanike easyJet ka njoftuar të martën se hakerët kanë siguruar çasje në të dhënat personale dhe të udhëtimit të rreth nëntë milionë konsumatorëve, dhe të dhënat e kredit kartelave të më tepër se 2000 konsumatorëve, shkruan agjencia Reuters.

EasyJet ka thënë se sulmi ka qenë shumë i sofistikuar.

“Nuk ka ndonjë dëshmi se ndonjë informatë personale është keqpërdorur të çfarëdo natyre është keqpërdorur, mirëpo, ne jemi duke komunikuar me rreth nëntë milionë konsumatorë detajet e udhëtimit të cilëve janë marrë për t’i këshilluar për masa mbrojtëse për të minimizuar çdo rrezik potencial nga ‘phishing’”, është thënë nga easyJet.