Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitter ashpërson rregullat kundër dezinformimit lidhur me COVID-19

Twitter ka riforcuar rregullat për të luftuar kundër dezinformimit mbi pandeminë, duke zgjeruar llojet e mesazheve sinjalizuese për përdoruesit potencialisht mashtrues ose të diskutueshëm.

Rrjetet sociale rivalizojnë përpjekjet për të kundërshtuar valën e lajmeve të rreme, teorive të komplotit, zërave dhe shërimet e rreme që pushtuan faqet e internetit për disa javë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Twitter u sulmua në mars për deklaratat e drejtpërdrejta në kundërshtim me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

“Tashmë, ne do të përdorim etiketa dhe mesazhe paralajmëruese për të dhënë shpjegime shtesë dhe sqarime në situata kur tweet-et kanë më pak të ngjarë të dëmtojnë, por prapë mund të shkaktojnë konfuzion ose mashtrojnë njerëzit”, theksoi platforma në një komunikatë.

Rrjeti social fshiu në muajin prill mesazhe të dëmshme, si ato që kërkonin shkatërrimin e antenave 5G, që sipas teorive të komplotit e lidhnin këtë teknologji të re me përhapjen e koronavirusit/AFP.