Tech

Samsung i kërkon Vietnamit që të mos fusë në karantinë 700 inxhinierët e tij

Samsung Display, i cili furnizon Samsung Electronics dhe Apple, i ka kërkuar Vietnamit që të mos fusë detyrimisht në karantinë 700 inxhinierë nga Korea e Jugut, për shkak se ata duhet të përgatiten për prodhimin e ekraneve për smartfonët e rinj.

Vietnami ka caktuar si masë mbrojtëse, futjen e të gjithë njerëzve që vijnë nga Korea e Jugut detyrimisht në karantinë për 14 ditë.

Korea e Jugut ka numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi, jashtë Kinës, transmeton KOHA.

Samsung Electronics ka një fabrikë në Korenë e Jugut, në të cilën prodhon ekranet OLED, të cilët përdoren nga smartfonët e Samsungut, Apple dhe Huawei.

Samsung Display, e cila është njësi e Samsung Electronics, është në bisedime me qeverinë Vietnameze, duke u kërkuar aty që të përjashtojnë inxhinierët e saj nga masa mbrojtëse e tyre, nëse ata prezantojnë raporte ekzaminuese, të cilët tregojnë se ata nuk janë të prekur nga koronavirusi.