Bie për një të tretën shitja e telefonave të mençur në Kinë

Bie për një të tretën shitja e telefonave të mençur në Kinë

25 February 2020 10:44

Shangai, 25 shkurt – Shtija e telefonave të mençur në Kinë ka rënë për më shumë se një të tretën gjatë janarit të vitit 2020, thonë të dhënat e Qeverisë kineze.

Kjo e dhënë tregon për nivelin e dëmit që ka shkaktuar koronavirusi, njofton Rojtersi, transmeton Koha.net.

Gjatë janarit Kina ka shitur 20,4 milionë të të gjitha brendeve të smartfoneve, që është 36,6 për qind më pak në krahasim me 32,1 milionë aparate po në të njëtin muaj të vitit 2019.

Më së shumti ka rënë shitja e brendeve me sistemin operativ Android, në 18,1 milionë njësi nga 29,9 njësi të shitura në janarin e vitit të kaluar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme