Samsungu shpjegon alarmin misterioz që ua dërgoi përdoruesve natën

Samsungu shpjegon alarmin misterioz që ua dërgoi përdoruesve natën

20 February 2020 13:07

Samsungu u ka kërkuar falje përdoruesve pasi aksidentalisht u ka dërguar një alarm mijëra pajisjeve gjatë natës.

Pajisjet e prekura kishin marrë një njoftim nga “Find My Mobile” në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Disa përdorues të Samsungut janë ankuar nëpër rrjete sociale, e shumë të tjerë janë shqetësuar se pajisjet e tyre janë sulmuar. Por në një njoftim, Samsungu ka thënë se alarmi u është dërguar pa qëllim një “numri të limituar” të pajisjeve, shkruan BBC.

Pajisjet e prekura me këtë alarm janë kryesisht telefonat Galaxy S, tabletët dhe pajisja e re Z-Flip.

Alarmi nuk kishte ndonjë përmbajtje dhe nuk funksiononte kur klikohej.

Samsungu ka thënë se mesazhi ishte rezultat i një testimi të brendshëm dhe që nuk ishte bërë me qëllim për të dëmtuar telefonat që kanë marrë mesazhin.

“Njoftimi u konfirmua si mesazh i dërguar paqëllimshëm gjatë një testimi ndërkombëtar dhe nuk ka ndikim në pajisjen tuaj. Samsungu u kërkon falje për çdo shqetësim që ka mundur t’u shkaktojë klientëve dhe do të punojë të parandalojë ngjarje të tilla për të ardhmen”, thuhet në reagimin e Samsungut.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme