Tech

Shfaqet papritur telefoni i ri i palosshëm i Samsungut

Foto: Screenshot / YouTube

Gjiganti jugkorean i teknologjisë, Samsung, ka befasuar fansat duke zbuluar telefonin e tij të ri të palosshëm.

Samsungu ka shfaqur Galaxy Z Flip në një reklamë 30-sekondëshe gjatë ndarjes së çmimeve “Oscars”, raporton CNN, dy ditë para se kjo kompani të prezantojë disa telefona dhe produkte tjera të reja, transmeton Koha.net.

Reklama shfaq Galaxy Z Flipin duke u hapur për të zbuluar një ekran të madh. Po ashtu, shfaq telefonin e palosshëm duke qëndruar vertikalisht për një eksperiencë më të mirë të video-bisedave.

Për më tepër, shikoni videon.