Tech

Britania do të kërkojë një alternativë të Huaweit për zhvillimin e 5G

 

Britania e Madhe do të kërkojë të punojë me aleatët ndërkombëtarë për të zhvilluar furnizuesit alternative të Huawei për të ndërtuar rrjetin e saj 5G, tha sot ministrja britanike për Teknologji digjitale, Nicky Morgan.

“Ne jemi shumë të bindur se një furnizues tjetër i pajisjeve 5G është i nevojshëm për të siguruar qëndrueshmërinë e rrjetit tonë shumë të rëndësishëm 5G,” u tha Morgan gazetarëve në Londër, transmeton kp.