Twitteri e ka prezantuar funksionin e ri, në formën e reagimeve emotikon për Direct Messages (DM). Opsioni duket i ngjashëm me atë që Facebooku e ka ofruar tash e ca kohë, por me disa dallime kryesore, raporton Engadget.
Në vend të emotikoneve me zemra në vend të syve, ose atyre të zemëruar, emotikonet e Twitterit e kanë mundësinë e reagimit me zemra ose zjarr, shkruan KOHA Ditore. Është i mundur reagimi i lehtë në mesazhe të drejtpërdrejta duke klikuar ose duke shtypur ikonën "heart-plus", e cila shfaqet pranë mesazhit. Me të klikuar dy herë në mesazh, shfaqet paneli për emotikone.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPersoni që e pranon reagimin do të njoftohet nëse keni reaguar në mesazhin e drejtpërdrejtë. Është e mundur t’i shtoni reagimet edhe në mesazhet që janë të vjetra disa vjet.