Tech

“PowerColor” prezanton Radeon RX 5600 XT Red Devil me 14Gbps memorie GDDR6

Seria e kartelave grafike Red Devil nga kompania “PowerColor” është dizajnuar për të ofruar performancë të shkëlqyer me overclocking të fabrikës, e cila dallon nga ofertat e tjera të partnerit të AMD-së Add-In-Board (AIB), raporton Overclock3D.

Në rastin e GPU-së Radeon RX 5600 XT, modeli i PowerColor Red Devil u ofron gamerëve bërthamë të overclockuar grafike ashtu edhe memorie më të shpejtë GDDR6. Me game takt prej 1666Hz dhe boost takt prej 1750Mhz, RX 5600 XT Red Devil ka performanca që janë më të mëdha se modeli referent AMD RX 5700, shkruan KOHA Ditore.

Image

Përveç shpejtësive të sipërpërmendura, kartela grafike karakterizohet gjithashtu nga memoria 14 Gbps GDDR6, si dhe bandwidthi i memories prej 336 GB/s. Gjithashtu të pranishëm janë 2304 stream procesorë, ndërsa GPU-ja u krijua në procesin 7nm Navi.

Ashtu si kartelat e tjera grafike PowerColor Red Devil, RX 5600 XT Red Devil ka BIOS të dyfishtë gjë që ua mundëson përdoruesve ta ekzekutojnë kartelën grafike në modin "Silent" ose "Overclocked".