Analistët besojnë se sivjet 20% e të gjithë telefonave nga segmenti i mesëm do të kenë 5G

Analistët besojnë se sivjet 20% e të gjithë telefonave nga segmenti i mesëm do të kenë 5G

17 January 2020 12:13

Falë pranueshmërisë së madhe në Kinë, revolucioni 5G po shpejton. Agjencitë hulumtuese lokale zbulojnë se pesë milionë telefona 5G janë shitur gjatë dhjetorit, ndërsa trendi i rritjes së shitjeve do të rritet edhe më tej, raporton GSMArena.

Analistët besojnë se më shumë se 20 për qind e telefonave në rangun e çmimeve nën 300 dollarë do të kenë mbështetje për shpejtësi 5G. Deri në vitin 2021, një e pesta e të gjithë telefonave në botë do t’i mbështesë rrjetet e gjeneratës së ardhshme.

Aktualisht, një numër i madh i telefonave 5G janë në dispozicion në Kinë, por shumë prej tyre janë ekskluzivë për atë treg, shkruan KOHA Ditore. Telefonat si Huawei Nova 6, Xiaomi Mi 9 Pro, Vivo NEX 3, Vivo iQOO Pro dhe Honor V30 kanë versione 5G të cilat për arsye të ndryshme gjenden rrallë në disa tregje të tjera jashtë Kinës.

Natyrisht, janë edhe modelet Oppo Reno 5G, ZTE Axon 10 Pro 5G, Galaxy S10 5G dhe OnePlus 7 Pro 5G, të cilat janë gjithashtu në dispozicion në Evropë dhe vendet e tjera që bashkohen me revolucionin 5G.

Falë kompanisë Mediatek dhe lansimit të çipsetit të përballueshëm 5G Dimensity 800, pritet që madje edhe telefonat nga rangu i çmimeve nën 200 dollarë të kenë mbështetje 5G deri në fund të vitit 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme