Tech

“Micron” prezanton gjeneratën e ardhshme të memories për gaming Crucial Ballistix

“Micron”, kompania mëmë e memories Crucial, e ka paralajmëruar gjeneratën e ardhshme të memories për gaming Ballistix. Memoria u prezantua gjatë panairit CES dhe u krijua me ndihmën e komponentëve të Micron të destinuara për të ofruar frekuenca të larta me latencë të ulët, raporton KitGuru.

Seria e memories për gaming Crucial Ballistix përbëhet nga dy linja: Crucial Ballistix dhe Crucial Ballistix MAX.

Modulet memorike Cruicial Ballistix arrijnë me shpejtësi midis 2400MHz dhe 3600MHz, në kapacitete nga 4 GB deri 32 GB. Crucial Ballistix e ka një përçues të azhurnuar të nxehtësisë me ngjyrë të zezë, tetë zona RGB me 16 LED-e që mund të kontrollohen me ndihmën e softuerit të popullarizuar për kontrollim të ndriçimit, shkruan KOHA Ditore. Memoria është në dispozicion në formatin DIMM ose laptop SODIMM.

Image

Seria e re Crucial Ballistix MAX, e rrit më tej shpejtësinë nga 4000MHz në 4400MHz në modulet midis 8 GB dhe 16GB. Memoria përmban një përçues të zi të nxehtësisë nga alumini dhe sensorë termik të integruar për shpërndarjen maksimale dhe monitorimin e nxehtësisë në kohë reale. Ofrohet edhe ndriçimi RGB, i cili mund të kontrollohet me ndimën e ASUS Aura Sync, Gigabyte RGB Fusion dhe softuerit MSI Mystic Light.

Memoriet Crucial Ballistix dhe Ballistix Max do të dalin në shitje nga 4 shkurti.