Tech

Certifikohet Galaxy Note 10+ 5G me 1TB hapësirë ruajtjeje

Përveç versioneve aktuale me 256 GB dhe 512GB hapësirë ruajtjeje, Samsungu po e përgatitë edhe modelin Galaxy Note 10+ 5G me madje 1TB hapësirë për ruajtje, raporton PlayfulDroid.

Ky variant i telefonit është certifikuar tashmë nga ana e agjencisë kineze TENAA, ndërsa pritet që modeli do të arrijë me 12 GB RAM. Listingu gjithashtu sugjeron që Galaxy Note 10 mund të ketë variante me 6 GB dhe 8 GB RAM.

Tani për tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Samsungu në lidhje me pajisjet e përmendura, ose disponueshmërinë e tyre, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, është e mundur që Galaxy Note 10+ me hapësirë për ruajtje prej 1TB do të jetë në dispozicion vetëm në tregjet e caktuara.

Gjithashtu, është e sigurt që versioni 1TB i telefonit do ta ketë një çmim dukshëm më të lartë se modelet aktuale në linjën Galaxy Note 10+ 5G.