Tech

Black Shark 3 5G mund të jetë telefoni i parë me 16 GB RAM

Descriptive Text

Pas suksesit të telefonave të mëparshëm të Xioami, Black Shark, kompania është duke u përgatitur që ta lansojë një model të ri, ndërsa këtë herë ky do të jetë Black Shark 3 5G. Telefoni është certifikuar tashmë nga MIIT, kështu që nuk ka dyshim se do të lansohet, raporton GSMArena.

Megjithatë, mbështetja për rrjetin 5G nuk do të jetë e vetmja karakteristikë premium e këtij telefoni. Sipas thashethemeve më të reja, telefoni mund të jetë modeli i parë që shfrytëzon 16 GB RAM, shkruan KOHA Ditore. Kjo mund të jetë e panevojshme për disa, por ka edhe nga ata përdorues të avancuar të cilët gjithmonë kërkojnë më shumë memorie.

Nëse ndonjë prodhues tjetër nuk e tejkalon Xiaomin në lansimin e telefonit me 16 GB RAM, pritet që këtë do ta implementojë pikërisht Black Shark 3 5G. Ende nuk dihet se kur do të lansohet ky telefon.