Tech

Laptopi Lenovo Yoga Slim 7 arrin në variantet Intel dhe AMD

Gjatë panairit CES, kompania “Lenovo” ka prezantuar laptopët e rinj Yoga Slim 7, të cilët do të ofrohen në konfigurimet Intel dhe AMD, raporton Ubergizmo.

Është interesante që laptopët do të pajisen me procesorë AMD Ryzen 4000, të cilët mbërrijnë gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Kur bëhet fjalë për modelet Intel, ato vijnë me procesorë të gjeneratës së dhjetë Intel Core i7.

Përveç brendeve të ndryshme që do të gjenden në to, do të ekzistojë edhe dallimi në çmime midis laptopëve të rinj Lenovo Yoga Slim 7. Kështu, modelet AMD do ta kenë një çmim fillestar prej 850 dollarësh, ndërsa variantet e Intelit do të arrijnë me një çmim fillestar prej 1.210 dollarësh, shkruan KOHA Ditore. Pjesa tjetër e karakteristikave të laptopëve janë të ngjashme, dhe përfshijnë ekranin 14-inçësh full HD, deri në 16 GB RAM, SSD deri në 1 TB, porte USB 3.1 dhe USB-C, lexues të kartelave SD dhe një port për kufje.

Versionet AMD dhe Intel të laptopit Lenovo Yoga Slim 7 do të dalin në treg nga prilli.