Viti 2019 do të shënojë një tranzicion për tregun e smartfonëve, që gjatë 2018-ës pati një ngadalësim.
Këtë sektor do ta përtërijnë dy inovacione, smartfonët që mbështesin 5G dhe ata të palosshëm.
Megjithatë, për të parë efektet, ne duhet të presim për vitin 2020.
Këtë vit tregu do të vazhdojë të fokusohet në telefonat tradicionalë.
Emrat e mëdhenj po planifikojnë të nxjerrin në treg smartfonë të palosshëm, së pari Samsung me Galaxy Fold si dhe Huawei me Mate X, të dyja pajisje shumë të shtrenjta.
Ata që duan të blejnë një smartfon tani gjejnë vetëm telefona të modës së vjetër në dyqane, megjithëse me ekrane më të mëdha dhe gjithnjë e më shumë kamera me performancë të lartë/DPA,ATSH,.
Artikuj të ngjashëm
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë