Gjiganti teknologjik Microsoft ka thënë se ka fituar një rast në gjykatë për të konfiskuar 50 domene të faqeve në internet, të cilat janë shfrytëzuar nga grupet e Koresë Veriore për të kryer sulme kibernetike, duke shënjestruar punëtorë qeveritarë, institute kërkimore si dhe staf universitar.
Grupi i lidhur me 50 faqe qëllimkëqija në internet, quhet Thallium dhe besohet se është “grup aktiviteti i lidhur me shtetin”, ka thënë Tom Burt, nën-presidenti i kompanisë Microsoft për sigurinë e konsumatorëve, transmeton rel.
Ai ka thënë se shënjestrat kryesore kanë qenë në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Korenë Jugore, si dhe sulmet janë “fokusuar në paqen botërore dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë individët që punojnë në çështjet bërthamore”.
Në ankesën e Microsoft në gjykatë është thënë se Thallium ka hyrë nëpër llogari dhe rrjete të konsumatorëve të kompanisë amerikane me qëllim të vjedhjes së informacionit të ndjeshëm.
Hakerët verikoreanë besohet se kanë qenë aktivë nga të paktën viti 2010.
Thallium është grupi i katërt që përkrahet nga qeveria, ndaj të cilit Microsoft ka marrë masa ligjore, në mënyrë që t’i shkatërrojë infrastrukturën që shfrytëzon për të kryer sulme kibernetike.
-
Hakerët iranianë të fokusuar në faqet e internetit të zgjedhjeve amerikane, thotë Microsoft
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
-
Hakerët verikoreanë po vjedhin sekrete ushtarake, thonë SHBA-ja dhe aleatët
-
SHBA-ja thotë se miliona llogari të amerikanëve u prekën nga sulmi kibernetik kinez
-
Microsoft: Hakerët rusë po tentojnë të hyjnë brenda sistemit të sigurisë kombëtare të SHBA-së