Tech

Pocophone F2 mund të arrijë vitin e ardhshëm

Foto: GSM Arena

Nën-brendi Pocophone i gjigantit kinez të teknologjisë, Xiaomi, ka debutuar gushtin e kaluar me Pocophone F1. Ky smartfon ishte i famshëm qëkur ka arritur me specifikat e avancuara dhe një çmim të mirë.

Tifozët dhe mediat kanë pritur pasardhësin e Pocophone F1 këtë vit, shkruan gsmarena. Madje kishte spekulime se Xiaomi do të sillte dyshen Redmi K20 si Poco F2 në Indi, por kjo gjë nuk ndodhi.

Ende nuk dihet se kur saktësisht Pocophone do të lansojë smartfonin e saj të ardhshëm, por kreu global i Pocophonet, Alvin Tse, ka thënë se do të dëgjojmë më shumë vitin e ardhshëm, transmeton Koha.net. Kjo tregon se mund të shohim smartfonin e ardhshëm të avancuar në 2020-ën, i cili pritet të quhet Pocophone F2.

“Do të dëgjoni më shumë nga Poco në 2020”, ka shkruar Tse në një postim në Twitter.

Pocophone nuk ka zbuluar ndonjë detaj rreth F2 ende, por pritet të dëgjojmë më shumë për të në javët e ardhshme.