Kompania Piranha Games i ka publikuar kërkesat sistemore përfundimtare për PC për lojën MechWarrior 5: Mercenaries, e cila do t'u mundësojë gamerëve në kompjuterë të përcaktojnë nëse sistemi i tyre është i gatshëm për aksionin dhe luftimin e ardhshëm të Mechëve, raporton Overclock3D.
Për MechWarrior 5 rekomandohet SSD dhe 55 GB hapësirë e lirë në SSD. DirectX 11 është përzgjedhja grafike e API, por gjithashtu do të ketë mbështetje për DirectX 12. Azhurnimi pas publikimit të lojës do të mundësojë mbështetje për raytracing në kohë reale, si dhe DLSS.
Loja MechWarrior 5: Mercenaries u krijua në Unreal Engine 4 të Epic Games, ndërsa deri më tani është paralajmëruar për pajisjet Windows PC dhe është lansuar më 10 dhjetor.
Kërkesat sistemore PC për MechWarrior 5: Mercenaries përfshijnë:
Kërkesat minimale
CPU: Intel Core i3-7100/AMD Ryzen 3 1200
GPU: NVIDIA GeForce GTX 770/AMD Radeon R9 280X
RAM: 8 GB
OS: Windows 7, Windows 8.1 ose Windows 10 (64-bit)
HDD: 55 GB hapësirë e lirë
DirectX: Versioni 11
Kërkesat e rekomanduara
CPU: Intel Core i7-6700K/AMD Ryzen 7 1700
GPU: NVIDIA GeForce GTX 1070/AMD RX Vega 56
RAM: 16 GB
OS: Windows 7, Windows 8.1 ose Windows 10 (64-bit)
HDD: 55 GB hapësirë e lirë (SSD)
DirectX: Versioni 11