Paditet në SHBA TikTok, dyshohet se të dhënat e përdoruesve i dërgon në Kinë

Paditet në SHBA TikTok, dyshohet se të dhënat e përdoruesve i dërgon në Kinë

03 December 2019 11:37

Aplikacioni për shpërndarjen e videove TikTok u padit në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dyshimeve se ka transferuar "sasi të mëdha" të të dhënave të përdoruesve në Kinë.

Padia e akuzon kompaninë për marrje të përmbajtjes pa pëlqimin e përdoruesve.

Nën pronësinë e kompanisë ByteDance në Pekin, TikTok-u ka një numër të madh të përdoruesve në SHBA, transmeton REL.

TikTok, i cili mendohet se ka rreth gjysmë miliarde përdorues aktivë në të gjithë botën, ka thënë më herët se nuk i ruan të dhënat e SHBA-së në serverët kinezë.

Por, padia e ngritur në një gjykatë në Kaliforni pretendon se TikTok "në mënyrë klandestine, ka transferuar në serverët në Kinë sasi të mëdha të të dhënave të përdoruesve".

Sipas padisë, këto të dhëna mund të përdoren për të identifikuar, profilizuar dhe ndjekur përdoruesit në SHBA.

Paditësja u emërua si Misty Hong, studente në Kaliforni.

Ajo thotë se ka shkarkuar aplikacionin këtë vit, porse nuk ka krijuar llogari.

Muaj më vonë, ajo pretendon se firma ka krijuar një llogari për të dhe se ka marrë videot që ajo i ka krijuar, por që nuk ka synuar t'i publikojë.

TikTok nuk u është përgjigjur ende kërkesave për komente.

Platforma ka fituar popullaritet në vitet e fundit, kryesisht te njerëzit nën 20 vjeç.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme