Tech

CEO i Playstation dëshiron që shfrytëzuesit e PS4 të kalojnë shpejt në PS5

Drejtori ekzekutiv i PlayStation, Jim Ryan, dëshiron që përdoruesit e PlayStation 4 të kalojnë sa më shpejt në Playstation 5, gjë që i ofron disa ide se çfarë mund të presin nga kjo konsolë e gjeneratës së ardhshme, raporton Digital Trends.

Sony ka konfirmuar që Playstation 5 do të dalë në treg gjatë sezonit të Krishtlindjeve 2020, që do të thotë edhe rreth një vit i pritjes për të gjithë fansat e Playstation. Kur pritja të mbarojë, Ryan shpreson që kalimi në konsolën e re do të jetë i shpejtë.

"Derisa po i afrohemi gjeneratës së ardhshme në vitin 2020, një nga detyrat tona kryesore është ta zhvendosim komunitetin nga Playstation 4 në Playstation 5, dhe atë në masën dhe shpejtësinë çfarë nuk e kemi parë më parë", tha Ryan për Games Industry.

Ka shumë pyetje të hapura në lidhje me konsolën e re, duke përfshirë edhe atë nëse do t’ia vlejë të blihet në ditën e lansimit, shkruan KOHA Ditore. Sony me sa duket dëshiron që përdoruesit e Playstation 4 ta marrin këtë vendim sa më shpejt që të jetë e mundur.

Komenti i Ryan sugjeron që Sony po e planifikon një fushatë gjigante për ta lansuar konsolën e re për ta arritur "vëllimin dhe shpejtësinë" gjatë upgrade-it të përdoruesve të PS4. Një nga faktorët më të rëndësishëm është sigurisht çmimi, kështu që Ryan ndoshta po sugjeron që në rastin e Playstation 5 ai do të jetë më i lirë sesa pritej.

Një faktor tjetër i rëndësishëm do të ishte koleksioni atraktiv i lojërave që do të jenë në dispozicion kur të dalë konsola. Kjo ka shumë të ngjarë, pasi që Ryan deklaroi se developerët dhe publikuesit po "argëtohen shumë" me konsolat e tyre development kit me pamje kozmike.

Image

"Ajo që më bën veçanërisht optimist është çfarë dëgjojmë nga developerët dhe publikuesit, se lehtësia me të cilën arrijnë ta fusin kodin e tyre në Playstation 5 është larg nga ajo që është e mundur në cilëndo platformë të Playstation".

Ryan shtoi se Sony po e planifikon një fushatë globale në ditën e lansimit, që do të thotë se konsola do të jetë më shpejt në duart e më shumë përdoruesve.

Ende ka shumë detaje të pakonfirmuara në lidhje me Playstation 5, si p.sh. si do të funksionojë kompatibiliteti me lojërat nga modelet e mëparshme, si dhe thashethemet se kjo pjesë do të shfaqet kur të shfaqet edhe Playstation 5 Pro.

Një gjë është e sigurt - Sony dëshiron që përdoruesit të fillojnë qysh tani të kursejnë për konzolën e re.