Tech

Google Camera 7.1 ofron Social Share, shkurtore për xhirim dhe funksione të tjera

Versioni i hershëm i aplikacionit Camera për Pixel 4 doli muajin e kaluar. Edhe pse ishte në dispozicion UI i ri, përvoja e përdorimit ishte me bugë dhe jostabile.

Tani është shfaqur versioni Google Camera 7.1, i cili i rregullon problemet e performancës, ka Social Share dhe shkurtore për xhirim të videove, raporton 9to5google.

Pas krijimit të xhirimit/fotografisë së parë, opsioni Social Share e drejton përdoruesin në thumbnailin e rrumbullakët në këndin e poshtëm të djathtë, shkruan KOHA Ditore. Prej aty ka mundësi të zgjerohet shikimi i klipit, si dhe të shtohet përmbajtja deri në tre rrjete sociale. Opsionet e personalizimit janë gjithashtu në dispozicion në konfigurime.

Një funksion tjetër i ri është mundësia e shtypjes dhe mbajtjes së butonit për mbyllje ndërsa jeni në modin kryesor “Camera”, për ta xhiruar shpejt videon.

Image

Google Camera 7.1 aktualisht është në dispozicion për downloadim dhe përdorim të sigurt në nivel ditor, përmes APK Mirror. Nëse nuk doni ta sideloadoni aplikacionin, do të duhej të prisni deri në lansimin e telefonit Pixel 4 këtë muaj, kur aplikacioni do të jetë në dispozicion edhe në modele të tjera.