Shefi i Google- it tha të premten se gjigandi teknologjik është duke planifikuar të investojë 3 miliardë euro për të zgjeruar bazat e të dhënave të saja në të gjithë Evropën në dy vitet e ardhshme.
Shefi ekzekutiv Sundar Pichai thotë se do të sjellë investimet totale të kompanisë në infrastrukturën e internetit të kontinentit Evropian në 15 miliardë euro që nga viti 2007.
Pichai u takua me kryeministrin finlandez Antii Rinne të premten në Helsinki dhe tha se investimet do të mbështesin 13.000 vende pune me kohë të plotë në Bashkimin Evropian çdo vit.
Ai gjithashtu vuri ne dukje se Google po investon shumë në energjinë e rinovueshme, një iniciativë e paralajmëruar përpara takimeve globale, që bëjnë thirrje për veprim për t'u mbrojtur nga ndryshimet klimatike.
Punonjësit në Google dhe kompani të tjera të mëdha të teknologjisë amerikane si Amazon dhe Microsoft planifikuan të marrin pjesë të premten në ''grevën globale të klimës''.
Projekti i Google do të përfshijë ndërtimin e infrastrukturë të re energjetike me më shumë se 1 miliard euro në BE, mes tyre një projekt të ri të erës në det të hapur në Belgjikë, pesë projekte të energjisë diellore në Danimarkë dhe dy projekte të energjisë së erës në Suedi dhe Finlandë.
Gjithashtu ka planifikuar edhe projekte në SHBA dhe Amerikën jugore.
Pichai tha se fillimisht këto projekte do të jenë në internet, portofoli i energjisë pa karbon në Google do të prodhojë më shumë energji elektrike sesa që Uashingtoni, Lituania apo Uruguaji përdorin në vit./kp